'Konçesion' i ri për kontenierët/ Hapet gara për tenderin 30 milion Euro

Pas dështimit të koncesionit me kompaninë Kurum në portin e Durrësit, ky autoritet ka hapur garën për ta dhënë sërish të njëjtin shërbim privatit. Bëhet fjalë për shërbimin e ngarkim shkarkimit të kontenierëve që autoriteti portual ka hapur garën për ta privatizuar, me një fond prej 3.7 miliardë lekë ose 30 milion Euro.

Tenderi është hapur në datën 2 shtator dhe mbyllet në datën 22. Kompanitë e interesuara kanë vetëm 20 ditë kohë për të paraqitur fillimisht ofertën teknike e më pas atë ekonomike. Por koha e lënë në dispozicion për një tender të tillë duket e kufizuar duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si po zhvillohet kjo procedurë.

Aktualisht, shërbimi i kontenerive është një proces i cili kryhet nga porti i Durrësit, por sipas të dhënave ai ka kosto që porti nuk mund t’i përballojë dhe as nuk mund ta modernizojë. Por në dokumentat e tenderit kompania që do të shpallet fituese dhe do të menaxhojë portin me 5 vjet duket se nuk ka asnjë detyrim për investim. Edhe kjo është një tjetër pikëpyetje që shoqëron këtë procedurë.

Ngarkim shkarkimi i kontenierëve është një nga shërbimet më të rëndësishme në portin e Durrësit, dhe zë peshën kryesore pasi tregtia me konterierë dominon në import- eksportet me Shqipërinë. Por ky është një lajm jo i mirë për biznesin, i cili i frikësohet një ndryshimi të mundshëm të tarifave që do të aplikojë kompania private.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet