Koncesioni i ri në naftë për kompaninë Zenit Enerxhi

Ministria e Energjisë ka dhënë për një kompani kanadeze me emrin Zenit Enerxhi koncesionin ekskluziv për kërkimin e naftës në bllokun tokësor C. Lajmi është bërë publik mëngjesin e sotëm nga vetë kompania, e cila nëpërmjet një deklarate zyrtare thotë se është njoftuar nga autoritetet shqiptare si fituesja në tenderin për të drejtën e eksplorimit në këtë zonë.

Sipas kompanisë kanadeze, studimet paraprake në këtë zonë tregojnë për praninë e rezervave masive të gazit, përfshirë fushën Divjakë Ballaj ku mendohet se gjenden deri në 2.2 miliardë metër kub gaz.

Blloku C shtrihet në jug të qytetit të Durrësit përgjatë rajonit qëndror bregdetar të vendit dhe përfshin një territor prej 900 kilometrash katrorë. Tenderi për dhënien e koncesionit të kësaj zone është hapur një vit më parë së bashku me 6 blloqe të tjera hidrokarbure. Zenit Enerxhi zotëron aktualisht 15 fusha naftëmbajtëse në disa vende përfshirë këtu Kandanë, Agjentinën dhe Italinë. Sipas kompanisë, blloku C në Shqipëri gjendet vetëm 60 kilometër larg aseteve që ajo zotëron në Pulia dhe Moliza të italisë, çka përbën një tjetër avantazh për këtë kompani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet