Koronavirusi: shtyhen 3 muaj këstet me bankat e nivelit të dytë

Kartmonedhat janë bartëse të virusit Covid-19, por nuk do të dizinfektohen si në Kinë, sepse nuk kërkon vëmendje të veçantë. Ndërsa bankat I pyetur për masat që janë ndërmarrë për punonjësit e bankave të nivelit të dytë dhe aktivitetin e tyre të punës, Sejko sqaroi: “Ne kemi çuar disa udhëzime për bankat e nivelit të dytë. Bankat ditën e nesërme kemi marrë vendim të mos të punojnë por të kenë siguruar të gjitha pagesat online dhe nëpërmjet cash. Në javën e ardhshme parashikojmë që aktiviteti do të fillojë normal. Lidhur me masat që ka të bëjë për punonjësit, kemi dërguar udhëzim të qartë për të marrë masat e duhura lidhur me higjienizimin, për të ruajtur distancën, për të pasur një numër të kufizuar punonjësish”. BSH që ka shtyrë me 3 muaj këstet për qytetarët që kanë kredi në bankat e nivelit të dytë, Guvernatori i BSH bëri me dije se kjo nuk do të thotë falje e tyre.“Lidhur me kreditë, kjo nuk është falje e kësteve të kredisë, por është shtyrje me afat 3-mujor për ata klientë që nuk kanë arsye të paguajnë këstin. Kjo masë është marrë njëlloj dhe për institucionet e tjera financiare, edhe për institucionet e tjera jo banka”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet