Kredia hipotekare është 69% e kredisë totale, kredisë për individë 31%

Rreth 69% e kredisë totale e përbën kredia hipotekare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pjesa më e madhe e kredisë së dhënë nga sektori bankar përbëhet nga kredia hipotekare dhe një pjesë më e vogël shkon për financimin e konsumit. Kredia konsumatore ka peshë më të ulët në tepricën e kredisë për individë, rreth 30.8%. Megjithatë, ky është një portofol që ka shënuar rritje të shpejtë vitet e fundit. Pesha e tij ndaj kredisë për sektorin privat është zgjeruar me rreth 0,9 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet