Kredia për ekonominë arrin në shkurt vlerën 548.2 miliardë lekë

Portofoli i kredisë për ekonominë shënoi nivelin e 548.2 miliardë lekëve, në muajin shkurt 2018. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re është rritur lehtë dhe pjesa më e madhe e saj ka qenë me maturim afatshkurtër, sidomos segmenti që lidhet me kredinë për kapital qarkullues dhe overdraftet e biznesit. Kredia për individët shënoi një rritje vjetore me 5.1% duke zënë rreth 30% të totalit të kredisë për ekonominë. Ndërsa kredia për biznesin, që gjeneron edhe volumin më të madh të huadhënies zuri 70% të këtij totali.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet