Kredia për ekonominë u rrit me 7%, në muajin Shkurt

Kreditimi i sektorëve të ekonomisë shënoi rritje në muajt e parë të vitit 2020. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë në ekonomi, në muajit shkurt shënoi 579 miliardë lekë, me në rritje vjetore prej 7%, krahasuar me vitin 2019. Kredia për biznesin dhe sipërmarrjen përbën shtyllën kryesore të kreditimit, me rreth 59% të portofolit total. Bankat tregtare në vend konfirmojnë konsolidim të kapitaleve dhe likujditetit dhe një ofertë të lehtësuar në kredidhënie, çka ka nxitur kërkesën për kredi dhe investime, duke prodhuar sipërmarrje më të mëdha dhe më solide dhe nga ana tjetër ka sjellë në treg investitorë të rinj, me ambicie për t’u rritur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet