Kriza ekonomike në Ballkan do të jetë e rëndë edhe pas përfundimit të Covid-19

Kriza ekonomike e lidhur me pandeminë e Covid-19, mund të jetë edhe më e fortë në disa vende të europës lindore dhe Ballkan. Banka Botërore deklaron se në vitin 2020 do të ketë më pak qarkullim të parasë se çdo vit që punëtorët emigrantë dërgojnë në shtëpi me një shifër nga 554 miliardë dollarë në 445 miliardë dollarë. Kjo është rënia më e madhe në historinë e pasluftës.

Në Europë, vendet që do të kenë më tepër pasoja do të jenë Moldavia, Kosova, Ukraina, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, nga ku fitimet do të jenë mbi 10 për qind më pak. Alarmi vjen edhe për institucione të tjera si Osce dhe Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.

Parashikimet për ekonominë e vendeve jug-lindore janë negative edhe për një seri vendesh të tjera. Edhe Italia, Gjermania dhe Austria, janë të futura brenda një studimi nga Osce. Në Shqipëri dhe Kroaci, dy ekonomi të vëna në provë për shkak të tërmeteve të forta të ndodhura në fund të vitit të kaluar, rastet kombëtare janë thuajse në një hemoragji.

Ka familje të cilat varen vetëm nga të ardhurat e asistencës, por edhe pjestarë të grupeve familjare të cilët nuk përfitojnë asnjë ndihmë financiare sepse nuk kanë punë dhe varen vetëm nga të ardhurat që u dërgojnë familjarët, kushërinjtë dhe të afërmit. Duhet thënë se edhe tregu i punës është në rënie drastike.

Por problemi më i madh është edhe “largimi i trurit”. Në Europën qëndër-perëndimore, nga 20 deri në 30 për qind e popullsisë tashmë jeton jashtë. Edhe pse në një farë mënyre emigrimi ka patur efekt pozitiv mbi uljen e papunësisë nëpër vendet ku ndodhen. Këtë e thotë edhe Anita Richter, analiste për Programin Rajonal të Europës Juglindore në programin e Osces. “Agjencitë që duan të investojnë në Ballkan kanë problem në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar. Gjatë kësaj periudhe, ajo që ngelet është vetëm tregu i punës së brendshme”.

“Kur gjithçka të hapet pas krizës së Covid-19, për fat të keq këto vende do të vazhdojnë të jenë më të varura nga fluksi i emigracionit pasi investimet direkte nga jashtë do të jenë shumë të ulëta. Produkti do të ngelet i ulët pasi edhe konsumi do të jetë më i lartë jashtë vendit, pasi do të përdoret familja kryesisht për konsum”, shkruan Banka Botërore në një dokument të publikuar në internet.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet