Kryeministri Rama takim online me përfaqësuesit e BERZH: 'Firmosëm 2 marrëveshje'

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online këtë të enjte me Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Kreu i qeverisë deklaroi se firmosën online marrëveshjen e investimeve për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër. “Kryeministria-firmosën online me bankën europiane për rindërtim dhe zhvillim marrëveshjet. Me Presidentin e BERZH dhe Ambasadorin Soreca, për memorandumin e Mirëkuptimit me BERZH në mbështetje të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe dy Marrëveshjet e Financimit për zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në katër pole strategjike për ekonominë kombëtare.”

Rama kërkoi ndihmën e BERZH, më konkretisht për eksertizën e Bankës, në mënyrë që edhe Shqipëria të përfitojë nga paketa e investimeve 20 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor nga BE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet