Kursi i këmbimit, i qëndrueshëm gjatë muajit janar

Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm gjatë muajit janar, në sajë të një balancimi më të mirë të kërkesës dhe ofertës për valutë, si dhe të reagimit të Bankës së Shqipërisë.

Ekspertet bankar vërejnë se, si pasojë e kursit stimulues të politikës monetare, normat e interesit të depozitave, kredive dhe letrave me vlerë të qeverisë, mbeten në nivele të ulëta historike.

Po ashtu, situata e likuiditetit në tregjet financiare ka ardhur në përmirësim dhe primet e rrezikut kanë ardhur në rënie.

Sektori bankar vijon të karakterizohet nga nivele të mira likuiditeti, kapitali dhe përfitueshmërie, ndërkohë që bilancet e tij vijojnë të përmirësohem, favorizuar edhe nga rënia e raportit të kredisë me probleme, duke ilustruar trendin e qëndrueshëm të progresit të bërë në këtë drejtim, vëren Banka e Shqipërisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet