Dollari këmbehet sot me 110,70 lekë ose 0,08 lekë më shumë se një ditë më parë, Euro u zhvlerësua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 124,23 lekë

Kursi i këmbimit, zhvlerësohet Euro

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, ndërsa euroja u zhvlerësua krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet sot me 110,70 lekë ose 0,08 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa euro u zhvlerësua lehtë me 0,04 lekë dhe këmbehet me 124,23 lekë.

Në pozita të kundërta në raport me lekun këmbehen sot edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike u zhvlerësua me 0,39 lekë dhe këmbehet me 137,32 lekë ndërsa franga zvicerane u forcua me 0,15 lekë dhe këmbehet me 116,83 lekë.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet