L24,000 paga minimale, ndryshojnë kontributet

Rriten kontributet e sigurimeve shoqërore, për të punësuarit dhe të vetëpunësuarit. Ndryshime ka dhe në pagën minimale e cila rritet nga 22,000 në 24,000 Lekë të reja, rritja me 2000 Lekë. Si rrjedhojë rritja e kontributeve për pagën minimale është 557 Lekë. ndryshime ka pësuar dhe paga maksimale në Shqipëri, e cila nga 97,030 Lekë është bërë 105,850 Lekë, çfarë do të thotë se sigurimet janë rritur me 8,820 Lekë.

  • Paga minimale nga 22,000 Lekë bëhet 24,000 Lekë.
  • Paga maksimale nga 97,030 Lekë bëhet 105,850 Lekë.

Vendimin për rritjen e pages minimale e dha në Shkurt të këtij viti Ministria e mirëqënies sociale. Në Mars të 2017 Këshilli i ministrave mori vendimin e rritjes së pagës minimale për punonjësit e administratës shtetërore, rroga e të cilëve nuk do të jetë më e vogël se 37,000 Lekë.

Ndryshimi i pagës minimale për sektorin privat nuk kaloi pa debate. Fasoneritë kanë qenë kundër vendimit, për shkak të konkurencës që sipas tyre, i bënte tregu rajonal. Megjithatë Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon, që sidomos nëpër fasoneri, shoqërohen me kushte të rënda pune.

Niveli i korrupsionit të administratës shtetërore ka bërë që ky sektor të jetë ende i pa mbikqyrur dhe rregulluar siç duhet në vend dhe si rrjedhojë sindikatat e punëtorëve thuajse nuk ekzistojnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet