Lehtësim për qytetarët, taksat mund t’i paguani online. Ja të gjitha dokumentet që mund të merrni

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në një letër të posaçme drejtuar organizatave të biznesit njoftoi se ka një sërë dokumentesh të reja të cilat mund të merren online dhe taksat që mund të paguen po kështu. Ja dokumentet që merren në sistemin online:

Certifikata e regjistrimit në QKB, përfshirë NIPT/NUIS

Ekstrakt historik i kompanisë

Vërtetim për posedim mjetesh

Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për tatimpaguesit E-SIG 02a

Vërtetim për të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundi për tender

Vërtetim për individ të paregjistruar

Formulari E-SIG03a – Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për individët

Vërtetim për përgjegjësinë tatimore

Vërtetim për pagimin e detyrimeve

Vërtetim për statusin e tatimpaguesit

Vërtetim për regjistrimin e investitorit tek Drejtoria Rajonale

Dëshmi penaliteti dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore

Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 13 shërbime pagesash do të ofrohen online:

Pagesa online e taksës së TVSH të biznesit

Pagesa online e tatim fitimit të biznesit

Pagesa online e tatimit të lojrave të fatit të biznesit

Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale

Pagesa online e rentës minerare të subjektit

Pagesa online e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit

Pagesa online e taksave kombëtare

Pagesa online e tarifave kombëtare

Pagesa online e tatimit të mbajtur në burim

Pagesa online e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi

Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi

Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet