Leku mbi të gjitha monedhat e huaja në vend

Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku sot ka mposhtur të gjitha monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 132.65 lekë ose 0.35 leke më pak se një ditë më parë. Ndërsa dollari këmbehet sot 0,14 lekë më pak, në kuotën e 119.01 lekeve. Në tregun valutor, ajo që po merr vëmendje është përfshirja e monedhës euro, në një rënie të lirë në këmbim me lekun. Sipas ekspertëve euro, valuta kryesore për vetë përdorimin e gjerë që ka në ekonominë e vendit dhe tek qytetarët, parashikohet gjatë këtij sezoni veror të zbresë poshtë 131 lekëve, me shtimin e fluksit të turistëve . Ndërsa fushata elektorale, thonë ata, është një faktor tjeter që ka forcuar pozitat e lekut. Gjithësesi për Bankën e Shqipërisë, kursi varion të luhatet brenda parashikimeve, duke reflektuar faktorët sezonal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet