Lufta kundër informalitetit, mbyllen 250 subjekte

Po vijojnë masivisht kontrollet ndaj subjekteve në të gjithë vendin në kuadër të luftës kundër informalitetit. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Tatimeve për rreth tre javë janë mbyllur 250 subjekte. Arsyeja kryesore ishte sepse shumë nga bizneset ishin të paregjistruara, por edhe sepse nuk kanë lëshuar kuponin tattimor. 919 biznese kanë ndryshuar statusin, për shkak të fitimeve të cilat nuk i deklaronin më parë, nga biznes i vogëël në biznes të madh.

Të shumta kanë qenë edhe penalizimet me gjobë, për shkeljet si mosdhënia e kuponit tatimor, mosdeklarimi i punonjësve apo mosmbajtja e kasës fiskale. Rreth 1720 subjekte janë gjobitur. Më së shumti shkeljet e igjit janë hasur në lokalet e natës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet