Lulëzon tregtia e luleve në vend

Qytetarët blejnë gjithnjë e më shumë lule, dhe ky treg është në rritje nga viti në vit. Dyqanet e luleve me pakicë furnizohen pothuajse në masën mbi 90% nga importi. Furnizuesi kryesor është Italia, Hollanda, Greqia, por blihen dhe nga Kenia, Kolumbia, etj. Janë furnitorë të mëdhenj ata që sjellin prodhimin e huaj në Shqipëri dhe më tej e shpërndajnë në subjekte të ndryshme sipas kërkesave të secilit biznes. Shpenzimet për lulet duket se janë rritur ndjeshëm.

Tendenca është që qytetarët të zgjedhin buqeta të kompozuara me cilësi dhe me një çmim sipas nivelit të pagave. Çmimet janë të ndryshme. Ato fillojnë nga 100 lekë që është karafili deri në 800 lekë që është edhe lulja më e shtrenjtë, Peonia, e cila përdoret kryesisht për dasma dhe është sezonale. Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, vitin që lamë pas janë importuar 654 tonë lule, nga 572 që janë importuar gjatë 2016-ës.

E përkthyer në vlerë monetare, gjatë vitit 2017 janë importuar 314.7 milionë lekë (2.3 milion euro) lule të prera dhe gonxhe lulesh nga rreth 260.2 milionë (1.9 milionë euro) të importuara në vitin 2016. Gjatë vitit që lamë pas vlera e importeve të grupit “Pemë dhe bimë, rrënjë, lule dhe gjethe zbukuruese” është regjistruar në 8709 tonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet