ManeTCI - 15 vite risi në treg me zhvillimet e reja

MANE TCI

Këtë vit ManeTCI, pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh të investimeve private në Shqipëri dhe rajon, kremton përvjetorin e 15-të. Kjo shoqëri njihet për cilësinë në fushën e ndërtimit dhe investimit. Rritja ka qenë e qëndrueshme, duke diversifikuar dhe pasuruar vazhdimisht portofolin e ndërtimeve dhe shërbimeve.

Portofoli i pasur përfshin qendrat tregtare si: Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), objektet rezidenciale si: Ambasador 1,2 dhe 3, resorte turistike si: Vala Mar Residences dhe komunitete rezidenciale si: Rolling Hills Luxury Residences. Portofoli i ManeTCI-së fuqishëm i bën jehonë vizionit të saj: të jetë një lider në fushën e ndërtimit, tregtisë dhe investimeve në pasuri të paluajtshme.

ManeTCI nuk kremton vetëm vitet që ka në treg, por edhe ndikimin pozitiv në ofrimin e produkteve që luajnë një rol të rëndësishëm për një jetesë më të mirë. Dhe mënyra më e mirë e të festuarit është angazhimi serioz në zhvillimin e projekteve të reja, në interesin e padiskutueshëm të konsumatorit shqiptar.

Përveç aplikimit të standardeve bashkëkohore, përshtatjes së trendeve të reja të tregut të huaj dhe optimizimin e strukturave dhe metodologjive të punës drejt risive, ManeTCI rrëfen disa nga projektet e reja të cilat do të mbajnë vulën e kësaj kompanie. Disa nga koncept projektet me të cilat ka nisur puna:

GreenCoastResort: Resorti turistik në zonën e mrekullueshme të Palasës është projekti më i madh në llojin e tij, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Me një koncept ndryshe, ndërthur banimin dhe turizmin, ndikon në zhvillimin e zonës dhe sjell pikërisht atë që mungon: Turizmin elitar.

DownTown-Objekt multifunksional në qendër të kryeqytetit: “Down Town ”vjen si një risi në ndërtim dhe që kryhet përherë të parë në ndërtimet e këtij lloji në Shqipëri, me një lartësi prej 138 m dhe me 35 kate në përputhje me parametrat botërore të projeksionit.

Investime do të ketë në tregun vendas por edhe atë rajonal, në përputhje me objektivat e qartë afatgjatë të kompanisë dhe Grupit Balfin. Do të ketë diversifikim portofoli me projekte risi, por edhe shtim investimi, kryesisht në projektet turistike dhe pronat bregdetare.

Të gjitha këto, duke patur nje fokus të veçantë në përmirësimin e stilit të jetesës në Shqipëri dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë impaktit pozitiv në rritje punësimi, ruajtje mjedisi dhe zhvillime të zonave ku investohet dhe zhvillohet.

ManeTCI është pjesë e Grupit Balfin grupit më të madh dhe inovator të investimeve private në Shqipëri dhe rajon.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. alda  e Premte 27 Tetor, 2017

    Urime stafit!!!!!!