Marëveshja e Bashkisë Tiranë: eliminohen qeset në supermarkete

Nëpër supermarkete qeset nga data 2 Prill do të blihen me para. Kjo sipas bashkisë do të bëhet për të ulur përdorimin e tyre, si rrjedhojë do të ulet niveli i ndotjes që gjenerohet nga djegia e plastikës. Qeset e vogla do të kushtojnë 3 Lek ndërsa të mëdhatë 5 Lek. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar sot në ambjentet e “Pazarit të Ri”, ku ai vetë nënshkroi marrëveshjen me përfaqësues të supermarketeve më të mëdha në kryeqytet. “Nga data 2 prill, nga e hëna e parë, qeset e vogla do të kushtojnë 3 lek dhe qeset e mëdha 5 lek, jo për të kompesuar çmimin por për të qënë aty si një barrierë psikologjike që çdokush të thotë nuk e dua fare qesen sepse kam trajsen apo çantën time. Të reduktukojmë masivisht përdorimin e qeseve në Tiranë. Veliaj vuri në dukje se kryeqyteti është më i pastër ndërsa tha se ambicia e tij si kryetar bashkia është që në 2030 në kryeqytet të jenë mbjellë 2 milion pemë. Në Tiranë ka rreth 100 ton qese që përdoren çdo muaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet