Masa absurde në Shqipëri. Bizneset hapur, ndërsa njerëzit në izolim

Prej ditësh qytetarët dhe bizneset janë urdhëruar të ndjekin një regjim të ri masash. Qytetarëve iu lejohet vetëm dy orë në ditëm dhe kjo nga e Hëna në të Premten të bëjnë blerjet e ditës apo të kryejnë shërbime të tjera. Për bizneset e vogla, që në përqindjen e tyre më të madhe i janë rikthyer aktivitetit ekonomik, komiteti Teknik, e pa të arsyeshme që ato të qëndrojnë të hapura deri në 17 e 30 e gjysmë të pasdites.

Po ky grup ekspertësh që përbëjnë Komitetin Teknik, vendosi ndalim-qarkullimin në fundjavë, pra të Shtunë dhe të Diel, gjithçka është e mbyllur, as qytetarë në rrugë, as dyqane të hapura, ku përfshihen edhe ato të domosdoshme, në raste urgjente si farmacitë.

Të gjitha vendimet janë njoftuar përmes daljeve në Facebook të kryeministrit Edi Rama apo ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përveç se janë njoftuar masat e reja, në asnjë rast ato nuk janë shoqëruar me një argument shkencor, përse këta ekspertë të mjekësisë dhe jo vetëm kanë marrë këtë vendim, çfarë të dhënash kanë marrë në studim dhe cili është efektiviteti i tyre, fillimisht kundër përhapjes së infeksionit e më pas në aspektin social e atë ekonomik të vendit.

Në përpjekjen për të luftuar përhapjen, përse qytetarët janë të ndaluar të dalin çdo ditë nga shtëpitë, pas orës pesë e gjysmë të pasdites dhe në fundjavë. Çfarë ndodh me virusin gjatë këtyre orëve dhe ditëve? Nëse shqetësimi është rritja e njerëzve në rrugë apo nëpër dyqane dhe kur mundësia e infektimit është më e madhe kjo nuk qëndron. Shikoni çfarë bëhet gjatë ditës, kur eshte e ndalur të dalin pensionistët dhe liridalja eshte vetem dy ore.

E njëjta situatë është në çdo lagje të Tiranës si në qendër e në periferi. Përpjekja e dytë për t’i dhënë oksigjen ekonomisë së vendit. As kjo nuk qëndron. Dy orë leje në ditë për të kryer shërbimet e nevojshme, për pjesën më të madhe të njerëzve jane te pamjaftueshme. Dhe të mos harrojmë këtu që gjatë orarit që bizneset janë të hapura, njerëzit janë punë.

Komiteti i Ekspertëve nuk ka dhënë asnjë shpjegim, përse anëtarët e së njëjtës familje nuk mund të lëvizin me të njëjtin mjet, kur ata qëndrojnë të gjithë në shtëpi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet