Masa drastike kundër punës së zezë

Personat të cilët punojnë ilegalisht rrezikojnë deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë të pakufizuar në Britani

LONDËR - Emigrantët e paligjshëm që punojnë në Britaninë e Madhe dhe në Uells mund të rrezikojnë dënimin me burg ndërsa punëdhënësit deri në mbylljen e aktivitetit, bëhet sot e ditur nga qeveria e Britanisë së Madhe. “Të punësuarit pa dokumente mund të rrezikojnë dënimin me burg ndërsa sipërmarrjet deri në pezullimin të aktivitetit, heqje të licensës ose ndjekje penale nëse vijojnë të shkelin ligjin”, tha në një komunikatë, James Brokenshire, sekretari i Shtetit Britanik për Çështjet e Emigracionit. Personat të cilët punojnë ilegalisht rrezikojnë deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë të pakufizuar. Sipas këtij projekt-ligji nxjerrë nga qeveria pagat e personave ilegalë mund të konfiskohen. Së shpejti në disa biznese si lokale nate, dyqane apo restorante do të ushtrohen kontrolle nëse ka të punësuar ilegalë dhe pritet verifikimi i licencave nëse ka shkelje ligji.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet