Masa lehtësuese për të nxitur blerjen e automjeteve të reja

Për shkak të ndotjes së madhe që shkaktojnë në mjedis makinat e vjetra, qeveria ka marë një sërë masash lehtësuese për të nxitur bjerjen e automjeteve të reja. Ministri Blendi Klosi në panairin e makinave tha se:

“Ne si Ministri e Mjedisit duam të pengojmë jetëgjatësinë e makinave të vjetra në Shqipëri. Do të marim masa të reja fiskale të cilat do t ndihmojnë në futjen e makinave të cilat premtojnë ndotje sa më të paktë të mjedisit. Po ashtu do të marrim masa për nxitjen e importit të mjeteve Euro-4 Euro-5 dhe Euro-6, masa për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri, dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik”.

Një taksim i diferencuar për automjetet bazuar mbi jetëgjatësinë e tyre, është parashikuar në programin e qeverisë për katër vitet e ardhme. 20 vjet është mosha mesatare e automjeteve në vendin tonë, ndërkohë që në Europë është 10.2 vjet.

Ndërkohë që rreth 40% e ndotjes së mjedisit vjen nga makinat. Vetëm në kryeqytet lëvizin rreth 140 mijë makina në ditë. Hartës së ndotjess së madhe mjedisore nga automjetet i shtohen edhe qytetet si Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Vlora.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet