Ministria e Energjisë hap proçedurat për 15 zona minerare

Ministria e energjisë dhe industrisë ka hapur për shprehje interesi 15 zona të reja minerare në gjithë vendin. Të gjithë operatorët e interesuar duhet të dërgojnë ofertat pranë kësaj Ministrie, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm. Për 14 zonat ofertat duhet të paraqiten në datat 23 deri në 25 maj ndërsa për të fundit në 1 Qershor 2017. Ndër zonat e përfshira bëjnë pjesë, Kodra e Kojlikës, Qarku Durrës e cila mund të shfrytëzohet për gurin gëlqeror; Balgjaj në Dibër për kërkim zbulim kromi; Gjinajt në Kukës gjithashtu për krom; Në Zerqan, Dibër është leja e katërt për kërkim zbulim kromi; Në Tiranë në zonën Mëngaj është shpallur një leje për gips, kurse në Vlorë, saktësisht në Brataj kërkim për gëlqeror të mermerizuar. Lista vazhdon me Majën e Krshtës po në Dibër për krom, kurse në Leshnjë të Beratit leja parashikon shfrytëzim të gëlqerorit të mermerizuar. Në Zall Herr është parashikuar një leje për gur gëlqeror, e njëjtë me një leje në Urën Vajgurore për të cilën bizneset e interesuar mund të aplikojnë. Dokumentacioni i ministrisë përfshin detajet specifike për secilën zonë dhe cilësinë e mineralit. Kjo nuk është hera e parë që këto zona të lira minerare shpallen për interes, citon njoftimi i MEI-i. /Komunikatë/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet