Moody’s, Shqipëria B1: borxh publik i qëndrueshëm

Gjiganti ndërkombëtar i financave Moody’s, dhe sot vlerësimin B1 me prespektivë të qëndrueshme për borxhin publik të Shqipërisë duke deklaruar se vendi regjistroi një ecuri të fortë fiskale në vitin 2016. “Situata e përmirësuar makroekonomike dhe konsolidimi fiskal i qeverisë rezultuan në një ecuri të fortë fiskale për 2016-ën me defiçitin buxhetor që ra në 1.7% e PBB-së”, vlerëson Moody’s. Agjencia lider në vlerësimet financiare thotë se huamarrja e qeverisë vitin e kaluar ishte më e ulëta në dy dekada. "Paralelisht rritja më e fortë e Prodhimit Kombëtar dhe sufiçiti buxhetor ndihmuan që borxhi publik të bjerë nën 71%, duke përmbysur trendin rritës", vijon vlerësimi. Moody’s parashikon se borxhi i Shqipërisë do të vazhdojë të ulet gjatë viteve në vijim falë rritjes më të lartë ekonomike dhe politikës fiskale të qeverisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet