Ndarja e Albpetrol: Albgaz do të merret me mirëmbajtjen e TAP

Albgaz quhet kompania e parë publike e Ministrise së ekonomisë e cilado të merret më mirëmbajtjen e tubacionit të gazit TAP në gjithë territorin e shqipërisë. “Ne kemi filluar hapat e para të negociatave me TAP-in dhe kjo do të jetë një e ardhur shtesë që garanton të ardhura për shtetin shqiptar përsa i përket transmetimit të gazit përmes tubacionit të TAP-it në Shqipëri”, deklaron Klodian Gradeci, administrator i ALBGAZ. Ka disa kompani ndërkombëtare që kanë shprehur interes për të investuar në ngritjen e rrjetit të shpërndarjes së gazit në Shqipëri. Projektet prioritare janë lidhja me gazsjellësin Jonian-Adriatik, ndërtimi i tubacionit që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, si dhe rrjeti i shpërndarjes së gazit fillimisht për industrinë. Shqipëria ka një rrjet shpërndarjeje të gazit që shtrihet përafërsisht në 500 km. Ky është një rrjet tërësisht i amortizuar, është mbi 40 vjeçar dhe aktualisht ne jemi duke bërë një vlerësim për të parë dhe për të vlerësuar kapacitetet transmetuese faktike të këtij tubacioni. Synimi tjetër, ndonëse më afatgjatë, është rrjeti i shpërndarjes për konsum familjar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. toni  e Enjte 30 Mars, 2017

    e hapen qe te vjedhin sa me shume kta................................................