Ndërkombëtarët fonde për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit

Ndërkombëtarët janë shprehur se do të asistojnë çdo reformë që do të ndërmarrë qeveria që do të sjellë rezultate pozitive në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. BE dhe SHBA do të ndihmojnë vendin me ekspertë të posaçëm dhe fonde të mjaftueshme që sigurojnë realizimin e reformave themelore që janë ndërmarë. Kështu, gjatë vitit 2018 SHBA do të japë për Shqipërinë plot 7.4 milionë dollarë fonde të cilat do të ndahen për 7 sektorë. Këto fonde do të jenë ndihmë në përfundimin me sukses të luftës ndaj krimit të organizuar, trafikut të njerëzve dhe narkotikëve, luftës ndaj korrupsionit, ndryshimin e ligjeve dhe ndaj shoqërisë civile.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet