Ndryshojne proçedurat tatimore: 500 mijë Lekë për mosafishimin e çmimeve

Të reja për punonjësit. Të gjithë ata që nuk janë deklaruar në kohë do të gjobiten me 500 mijë lekë, aq sa dënohet edhe mosdeklarimi i pagës reale të punonjësve

TIRANE - Rregulla të reja tatimore për bizneset. Ushtrimi i aktivitetit i padeklaruar, tani e tutje, do të gjobitet me 500 mijë lekë gjobë dhe mosafishimi i çmimeve në produktet që janë në shitje, gjobitja 500 mijë lekë. Lajmi u dha nga drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, në një deklaratë për shtyp të premten. Të reja dhe për punonjësit. Të gjithë ata që nuk janë deklaruar në kohë do të gjobiten me 500 mijë lekë, aq sa dënohet edhe mosdeklarimi i pagës reale të punonjësve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet