Ndryshojnë rregullat e inspektimit të bizneseve

Dhoma Amerikane të Tregtisë organizoi sot në Tiranë një takim me Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoriatit Qendror, Shkëlqim Hajdari i cili prezantoi risitë në rregulloren e re të inspektimit. Ndryshimet në rregulloren e inspektimit, i përgjigjen reformës rregullative që ka ndërmarrë qeveria në mbështetje të biznesit, për të lehtësuar burokracitë, reduktuar korrupsionin dhe për të rritur transparencën me biznesin, në proçesin e kontrollit. Ky takim synon të rrisë ndërgjegjësimin e biznesit dhe transparencën e Inspektorateve Shtetërore në dobi të biznesit privat. “Nuk ka me asnjë arsye për mos zbatimin e këtij detyrimi ligjor. Nuk do ketë më inspektime me blloqe pasi tashmë ISH-të janë të pajisura me laptop, printer, shërbim Interneti, si dhe të gjithë inspektorët janë të trajnuar, elemente këto të nevojshme për ta realizuar inspektimin online, duke përdorur sistemin elektronik të inspektimeve “e-Inspektimi”; e gjithë procedura e inspektimit duhet të përfundohet në subjekt, gjithashtu të gjithë inspektorët duhet të jenë të pajisur me kartën e inspektorit. Në rast se nuk zbatohen kërkesat ligjore për një inspektim të rregullt ligjor, inspektorët apo trupat inspektuese do jenë subjekt e objekt i shkeljeve të rënda ligjore”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet