Në 2 muaj L23.083 milionë importe nga Italia

9,1% janë rritur eksportet drejt italisë në dy muajt e parë të këtij viti, sipas Instat. Italia është ende partneri kryesor tregtar i vendit. Referuar statistikave, eksportet e Shqipërisë drejt Italisë në periudhën Janar - Shkurt llogariten L23.019 milionë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariten L21.099 milionë. Sipas INSTAT, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 39% të totalit. Si dymujor importet nga Italia llogariten L23.083 milionë. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “tekstile dhe këpucë”. Importi i kësaj kategorie arriti për periudhën dymujore, janar - shkurt vlerën e 6.075 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për periudhën janar-shkurt vlerën e 14.458 milionë lekëve. Ndërsa eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” në dymujorin e parë të këtij viti shënuan vlerën e 2.224 milionë lekëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet