Në Prill fillon taksa për Tvsh-në e bizneseve të vogla

Jo nga Janari por Prilli i këtij viti do të fillojë taksa e re për bizneset e vogla, të cilat do të paguajnë Tvsh-në, vetëm nëse kalojnë faturatin prej 2 milionë Lekësh. Lajmi është dhënë në faqen zyrare të Drejtorisë së tatimeve, ku sqarohen dhe hapat që do të merren, çfarë do të thotë që brenda 31 Marsit këto biznese duhet të pajisen me fatura Tvsh-je. Nga data 1 prill 2018, të gjitha bizneset të cilët kanë realizuar një qarkullim parash mbi 2 milionë lekë, do të përfshihen në skemën e Tatimit mbi vlerën e shtuar. Është në detyrën e tatimpaguesve për të bërë të mundur edhe një inventarizim të mallrave të mbetur stok, të specifikuar në sasi dhe vlerë. Tatimet njoftojnë se ky inventar duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale, brenda datës 31 mars 2018.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet