Nga janari i 2018, taksë për makinat e luksit

Nga 1 janari i 2018 hyn në fuqi ligji i cili prek 909 shoferë që do të paguajnë taksën për mjetet luksoze. Makinat me kapacitet 6 + 1, me cilindrat të barabartë ose më të madh se 3 mijë cm3, apo me cmim mbi 5 milionë lekë, do të paguajnë taksën e luksit prej 21 mijë lekësh te reja në vit, plus taksën e regjstrimit prej 70 mijë lekësh të reja. Taksa e reja që do të aplikohen në janar të vitit të ardhëm do të jenë edhe për shtëpinë dhe bizneset. Paketa e re fiskale përcakton që taksa e re e shtëpive të jetë 0.05% e vlerës që ka shtëpia sipas cmimeve të tregut. Për sa i përket biznesit aktualisht taksa është fikse 400lekë/m2, ndërsa me formulën e re do të jetë 0,15% e vlerës së ndërtesës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet