Ngadalësimi i ekonomisë, Sejko paralajmeron për tensionet politike

Guvernatori i Bankës së shqipërisë, Gent Sejko foli dje për një ngadalësim të ritmit të rritjes së ekonomisë shqiptare. Kjo për shkak të ngadalësimit të prodhimit të energjisë elektrike, por nuk vlerësohet se do të ndikojë trendet afatmesme të rritjes. Eksportet shqiptare të mallrave kanë shënuar rritje në tremujorin e katërt të vitit të shkuar dhe ngadalësim në 2 muajt e parë të vitit 2019. Ky ngadalësim pasqyroi efektin bazë të eksportit të lartë të energjisë elektrike gjatë së njëjtës periudhë të vitit të shkuar, si dhe koniunkturën jo të favorshme ndërkombëtare për disa kategori të eksporteve tona. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vuri edhe një herë në dukje, se vazhdimi i tensioneve politike do të ndikojë negativisht në ekonomi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet