Nis aplikimi i paketës së re fiskale. Ulet TVSHja në 8 %

Mustafa: "Nga pakoja fiskale, konkretisht nga ulja e pragut të TVSHsë, nga 16 - 8 përqind, përfitojnë gjithë qytetarët ose shportat familjare të qytetarëve që kanë të ardhura të ulëta d

PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha sot në mbledhjen e qeverisë se nga aplikimi i paketës së re fiskale do të përfitojnë qytetarët me të ardhura të ulëta dhe ato mesatare. Mustafa tha se fillimi i zbatimit të paketës së re fiskale, ku është ulur TVSHja për produktet bazike, do të jetë në shërbim të zhvillimit ekonomik. “Unë mendoj që kjo pako është në dobi të zhvillimit ekonomik dhe po ashtu është në dobi të përfitimit të qytetarëve të Kosovës. Nga pakoja fiskale, konkretisht nga ulja e pragut të TVSHsë, nga 16 - 8 përqind, përfitojnë gjithë qytetarët ose shportat familjare të qytetarëve që kanë të ardhura të ulëta dhe të mesme" tha Mustafa. Qeveria ka miratuar propozim vendimin për autorizimin e Ministrisë së zhvillimit ekonomik për inicimin e proçedurave lidhur me kërkesën për arbitrazh drejtuar institucioneve të Kosovës nga kompania ACP Axos Capital BMGH, në lidhje me çështjen e privatizimit të PTKsë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet