Nokia planifikon mbi 1 200 shkurtime në degën Alcatel-Lucent

Furnizuesi finlandez i pajisjeve të telekomit, “Nokia”, i cili kërkon të zvogëlojë kostot e tij, njoftoi sot shkurtimin në Francë të 1 233 vendeve pune në filialin e saj “Alcatel-Lucent”, një katastrofë kjo për sindikatat.

“Për të hequr këto pozicione, Nokia parashikon një plan largimesh vullnetare dhe zgjidhje riklasifikimi”, tha menaxhimi në një deklaratë.

Sipas menaxhimit dhe sindikatave, shkurtimet e vendeve të punës do të kenë të bëjnë me pozicionet e kërkim-zhvillimit (R&D), si edhe me funksionet mbështetëse.

Ministria franceze e Ekonomisë reagoi duke i kërkuar “Nokia”-s të përmirësojë shumë ndjeshëm planin e saj shoqëror.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet