Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tregti u rrit në 75,2%

Kapacitetet prodhuese të biznesit në sektorë të veçantë të ekonomisë së vendit janë rritur. Rritja reale ka qenë më e lartë se ajo potenciale e ekonomisë (3,5% në vit). Banka e Shqipërisë, publikoi vrojtimin mbi normën e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri, e cila rezulton me 1% rritje për këtë periudhë duke arritur në 75,8%. Edhe në sektorin kryesor të ekonomisë, në tregti, norma u rrit me 75,2%. Kjo normë është rritur me 4% gjatë tremujorit të katërt dhe me mbi gjashtë përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje u shënua edhe në sektorin e ndërtimit, ku bizneset rritën shfrytëzimin e kapaciteteve me afro 3% krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomia shqiptare është drejt mbylljes së hendekut negativ të prodhimit, çka nënkupton një shfrytëzim të plotë të kapaciteteve të rritjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet