OBT lajme të mira: ekonomia botërore rritje deri në 3,6%

Lajme të mira për ekonominë globale, e cila pritet të shënojë një rritje për këtë vit. Lajmin e dha Organizata botërore e tregtisë. Tregtia do të rritet nga 1,8 deri në 3,6%; rritja mjaft sinjifikative në krahasim me normën prej 1,3% që kishte shënuar në vitin 2016. Vjet kjo organizatë parashikoi një rritje të tregtisë botërore me 2,8%, por në shtator të 2016 e kishte rishikuar këtë vlerë me rënie deri në 1,7 %. Përfundimisht kjo vlerë për 2016 u rishikua sërish me rënie me një normë deri në 1,3 %”, pohoi Roberto Azevedo, drejtor i përgjithshëm i OBT. Tregtia botërore në 2017 pritet të shoqërohet me një rritje ekonomike botërore e vlerësuar me 2,7 %, ose e thënë ndryshe më e lartë se në 2016 (2,3 %).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet