OKB: Ekonomia botërore mund të tkurret me 0,9% në 2020

Ekonomia botërore mund të pësojë ulje me 0,9% këtë vit, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit, njoftoi sot organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Skenari më i keq supozon se kufizimet për lëvizjen e njerëzve dhe aktivitetet ekonomike në ekonomitë e mëdha do të zgjasin deri në mes të majit, sipas konferencës mujore ekonomike të OKBsë. Rritja ekonomike globale mund të pësojë rënie të mëtejshme nëse këto kufizime shtrihen përtej majit. Para shpërthimit të koronavirusit, OKB-ja priste që prodhimi botëror të zgjerohej me një ritëm prej 2,5% në 2020.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet