OSHEE shtyn afatet e shlyerjes së detyrimeve për bizneset

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike miratoi dje katër skema të reja për bizneset debitore, me qëllim reduktimin e kamatëvonesave deri në masën 50%. Drejtoresha e divizionit tregtar në OSHEE Albana Ferraj informoi se për biznesin e vogël afatet e shleyrjes së debive me këste shtyhen duke filluar nga një minimum 24 muajsh deri në 144 muaj, në bazë të shumës që kanë për të shlyer. Bëhet fjalë për detyrimet e papaguara deri në nëntor të 2015. Sipas Ferrajt me respektimin e kësteve në periudhë 6 mujore do të bëhet një reduktim i kamatës për vlerën e mbetur të saj. ‘Totali i reduktimit të kamatës në hapësirën e kontratës sipas vjetërsisë së aktmarrëveshjes, nuk kalon më shumë se 30% të vlerës së kamatëvonesës në reduktim’, shpjegon ajo. Sipas Ferrajt, me anë të kësaj skeme, biznesit i jepet mundësia të paguajë detyrimet në afate më të gjata dhe njëkohësisht të vijojë të paguajë në mënyrë korrekte faturat korrente.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet