OSHEE: Nëse nuk regjistroni banesën deri në 30 janar, ndërprerje energjie dhe gjoba

Të gjithë qytetarët duhet të bëjnë regjistrimin e adresës së banesës deri në fund të muajit janar. Në të kundërt do të penalizoheni. Lajmin e ka bërë të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një njoftimi publik, sipas të cilit, lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor. Në kuadër të projektit “Një qytetar, një adresë”, i cili ka nisur punën që në Mars të vitit të kaluar, një bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, çdo qytetar do të pajiset me një numër personal që do të identifikohet që në lindje. Lidhja e një adrese me secilin qytetar do të ndihmojë për shërbimet e zyrave të gjendjes civile, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, shërbimin postar, kopshte, shkolla, shërbimet e emergjencave etj. Për të realizuar këtë projekt, çdo qytetar do të ketë një numër personal që do të identifikohet që në lindje.

“Qëllimi i plotësimit të formularit me të dhënat përkatëse, synon saktësimin/përditësimin e të dhënave të klientëve, në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie kontraktore e rregullt në shërbim të palëve. Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave, do të evidentohen qartë të dhënat e klientit, si dhe të objektit që furnizohet me energji elektrike dhe do të shmangen pasaktësitë e këtyre të dhënave. Përditësimi i të dhënave mund të bëhet nga ana qytetarit apo biznesit në linkun e publikuar në faqen e internetit www.oshee. al/perditesim ose duke kërkuar takim për intervistë derë më derë. Në rast të mospërditësimit të të dhënave të kërkuara Shoqëria “OSHEE” Sh.A, do të procedojë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet