Opozita kërkon ulje të çmimit të energjisë, kreu i ERE: nevojitet kohë

Enti rregullator i energjisë në fund të muajit qershor do të rishikojë çmimet e energjisë elektrike, si dhe do të miratojë tarifat për 2016. Kryetari i ERE, Petrit Ahmeti, informoi dje në Komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese, se rishikimi i çmimit do të bazohet mbi performancën e kompanive, por duke lejuar ato të realizojnë një nivel më të lartë investimesh. Pas kësaj deklarate, deputeti i opozitës Helidon Bushati, kërkoi uljen e çmimit të energjisë për qytetarët, pasi kompanitë kanë dalë me fitim. Ng ana tjetër kreu i ERE, Ahmeti, është shprehur se nevojitet të kalohet një periudhë relativisht e pranueshme për të parë nëse ka stabilitet. Sipas tij, nëse reflektojmë direkt tek çmimi këtë tregues pozitiv të momentit, do të krjohet çoroditje për kompaninë dhe konsumatorët. Pas vendimit për heqjen e fashave dhe unifikimin e çmimit të energjisë, Ahmeti deklaroi se çmimi mesatar është ulur L 1.54/KË, për shkak të uljes së konsumit dhe rritjes së arkëtimeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet