Organizata Botërore e Tregëtisë në krizë për shkak të apelit. Mungojnë gjykatësit

Në mes të luftës së fortë ekonomikes mes SHBA-së, europës dhe kinës, Organizata Botërore e Tregëtisë, që nga dita e sotme nuk do do të ketë organin e saj gjyqësor të apelit, funksionin kryesor të institucionit ndërkombëtar. Organizimi në Gjenevë, i ngritur 24 vjet më parë, u krijua për të rregulluar tregëtinë ndërkombëtare. Tashmë gjithçka është paralizuar për shkak të largimit të dy gjykatësve nga tre që kanë ngelur. Përveç këtij fakti, me qindra çështje në apel mund të qëndrojnë të pambyllura.

“Mund të vemë në përdorim çdo instrument për të marrë votat”, ka thënë zëdhënsi Keith Rockwell. “Por nuk duhet të braktisim ajo që duhet të jetë çështja jonë kryesore, ajo e gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare. Ky është një problem politik dhe si çështje e rëndësishme duhet gjetur po një zgjidhje politike”.

Por kush përfiton nga ky problem? Bashkimi Europian së pari. Komisioneri i Tregëtisë propozon marrveshje të brendshme me Shtetet e Bashkuara të cilat duan të punojnë nën hijen e OBT-së. Brukseli nuk e përjashton faktin se duhen reforma por të heqësh nga organizata atë që është apeli, është një dëm shumë i madh ndërkombëtar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet