Paketa Fiskale, fillojnë takimet me konsulentë fiskalë

Drejtoria e tatimeve zhvilloi një takim për ndryshimet e Paketës Fiskale 2019, në periudhën 15 janar - 28 shkurt. Në takim ishin prezent 877 konsulentë fiskalë, ekonomistë dhe ekspertë kontabël, që përfaqësojnë 12,843 tatimpagues në rang vendi. Qëllimi ishte njohja e tyre me ndryshimet në legjislacionin tatimor. Paketa e re fiskale ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2019 dhe ka si objektiv përmirësimin e administrimit në mbedhjen e të ardhurave, reduktimin e kostove të përmbushjes tatimore si nga biznesi, ashtu dhe administrata. Paketa e re synon lehtësimin e proçedurave tatimore dhe stumulimin e zhvillimit të disa sektoreve si bujqësia, turizmi, energjitika etj. Aktualisht punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve po bëjnë informimin në mjediset e ushtrimit të aktivitetit ekonomik, përmes shpërndarjes dhe të materialeve e broshurave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet