Projektbuxheti do të prezantohet në fund të tetorit

Cani: ''Ekipi i FMN-së duhet të mbërrijë në Tiranë në pjesën e dytë të muajit tetor. Ne do të konsultojmë buxhetin bashkë me ekipin e FMN-së për të patur një mirëkup

TIRANE - Projektbuxheti i vitit 2016 do të prezantohet në fund të muajit tetor. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi të enjten se p/buxheti do të jetë gati në fund të muajit tetor.

Deklarata e ministrit Cani u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmën financiare për projektin “Instalimi në Ministrinë e Financave i programit DMFAS 6 të UNCTAD –it dhe ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të borxhit në Shqipëri“, me ambasadorin e Zvicrës, Christoph Graf.

Sipas tij, p/buxheti do të konsultohet edhe me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili pritet të mbërrijë në vendin tonë në gjysmën e dytë të muajit tetor.

“Ekipi i FMN-së duhet të mbërrijë në Tiranë në pjesën e dytë të muajit tetor. Ne do të konsultojmë buxhetin bashkë me ekipin e FMN-së për të patur një mirëkuptim jo se FMN-ja e çertifikon atë”, deklaroi ministri Cani. Ai informoi edhe mbi pjesëmarrjen e tij në takimin vjetor të FMN-së në fillim të muajit tetor.

P/buxheti i vitit 2016 pas miratimit nga qeveria në fund të muajit tetor do të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare të Kuvendit. Komisionet parlamentare do të shqyrtojnë p/buxhetin në parim dhe nen për nen gjatë muajit nëntor për t’u miratuar më pas në seancë të posaçme plenare në fillim të muajit dhjetor . Ai hyn në fuqi nga data 1 janar 2016.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet