Sektori i peshkimit përjashtohet nga taksat

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, në një takim me peshkatarët në Durrës tha se sektori i peshkimit do të lehtësohet nga taksat. Paketa e re fiskale i përjashton anijet e peshkimit nga TVSHja. “Ne po punojmë që në paketën fiskale për 2018, që të fusim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për të gjithë mjetet e bordeve të anijeve. Unë e pashë nga afër dhe sa më thanë për një anije shpenzimet janë të shumta. Strategjia jonë e mbështetjes së këtij sektori është si të ulim kostot. Ulja e kostove arrihet përmes uljes së kostove finaciare, por edhe kostove burokratike, apo administrative. Heqja e akcizës për naftën, për peshkimin, tregoi që menjëherë i dha një impuls këtij sektori.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet