Përkeqësohet kredia me probleme, pjesa më e madhe për biznesin

Sipas të dhënave të Shoqatës së bankave, kredia me probleme u rrit me 1.1% në 3 muajt e parë të vitit. Në përkeqësimin e tyre ndikuan rritja e kredive të dyshimta dhe nën standard. Në krahasim me dhjetorin e 2015-ës, kreditë nënstandard janë rritur me 15.5% dhe kreditë e dyshimta me 11.6%. Sipas të dhënave financiare të bankave, kredia më e madhe ka qënë për biznesin, rreth 78.6% e totalit. Shoqata e bankave shpjegon se 42% e kredive kanë afate të shkurtra shlyerje dhe 40.8% e tyre janë në monedhën lekë. Në krahasim me tremujorin e katërt të 2015, kjo shumë e kredisë është më e ulët dhe shoqata e argumenton këtë me ndikim sezonal të biznesit, ku fillimi i vitit përkon me organizimin e detyrave të reja. Në raportin e fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, kushtet e kreditimit raportohen përgjithësisht të lehtësuara. Megjithëse niveli i kredive me probleme është i lartë, shoqata e bankave vlerëson se sistemi bankar ofron likuiditet të qëndrueshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet