Opozita dhe mazhoranca grup pune për politikat e punësimit

Vendit i duhen politika të reja që çojnë në punësim. Për këtë po punon opozita dhe mazhoranca. Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli tha se me iniciativën e Kryeministrit janë ngritur dy grupe pune me deputetë, të cilët do të hartojnë sugjerime për Programin Kombëtar të Punësimit. Gjatë 27 viteve ekonomia shqiptare ka patur rritje, por kjo rritje nuk ka reflektuar në hapjen e vendeve të reja të punës. Ndryshimet kanë ndodhur në strukturën e ekonomisë së vendit, jo vetëm e tregut të punës, por edhe vetë degëve të ekonomisë. Një ndër shtyllat kryesore të punësimit është sektori privat, prandaj është e nevojshme të hartohen politika të reja, veçanërisht kur behet fjalë për të rinjtë dhe gratë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet