Pragu i TVSHsë ulet në 2 milionë lekë

Dy milionë lekë do të jetë pragu i ri i skemës së TVSHsë nga 5 milionë që është aktualisht. Lidhur me këtë vendim kryeministri Rama tha se ulja e pragut të TVSH nuk rrit kostot e biznesit dhe cmimet, por ka qëllim luftën kundër informalitetit. “Këtu bëhet fjalë për një goditje përfundimare dhe vendimtare ndaj gjithë asaj pjese të biznesit të vogël që ka vepruar në mënyrë jo korrekte, duke bërë konkurencë të pandershme, dhe duke ushqyer të gjitha kanalet e konkurencës së pandershme mes kompanive te biznesit të madh”. Ndërsa minisri i ekonomisë Arben Ahmetaj tha se me këtë ndryshim në skemë do të përfshihen 11 mijë biznese të reja. “Ulja e pragut të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë, fut në skemë 11 mijë tatim paguestë rinj. Nuk ka kosto, nuk ka rritje çmimesh”. Ministri njoftoi edhe për rritjen e akcizës e cila në 2018 do të rritet me 7 lekë për paketë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet