Prirjet inflacioniste, Banka shpjegon arsyen e uljes së interesit të lekut

Goditja e ofertës dhe besimit të biznesit, vlerësohen si faktorët që e shtynë Bankën e Shqipërisë të ulë parashikimet e rritjes ekonomike nga 3.4% në 3%. Sipas bankës, ekonomia pritet të kthehet në ekuilibër në 2017-n, kurse inflacioni do të kthehet në objektiv rreth vitit 2018. Për 2016-n, Banka paralajamëron rritje të konsumit, e nxitur nga stimuli monetar i uljes së normës së interesit me 0.25%, me qëllim reduktimin e prirjeve inflacioniste. Për bankën e Shqipërisë, ulja e normës së interesit, synon të përkthehet në rritje të kërkesës së biznesit për kreditim, ku bankave iu kërkohet më shumë vëmëndje në kreditimin e tij. Edhe investimet pritet të mbajnë një peshë të lartë në rritjen ekonominke. Banka parashikon flukes të larta të investimeve të huaja, duke përshirë projektin e gazsjellësit TAP dhe hidrocentralin e Devollit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet