Që nga 1 Janari sistem i ri monitorimi fiskal i sipërmarrjeve

Nga janari në vendin tonë do të ketë një sistem të ri ultra modern të monitorimin fiskal të sipërmarrjeve. "Ne po përgatisim një sistem ultra modern, sistemi i fiskalizimit, ku do futen të gjitha bizneset në monitorim online 24 orë”, tha Rama. “Sot me sistemin e kasave, nuk ka transaksione në kohë reale dhe transaksioni jepet vetëm në një moment të ditës, për lëvizjen fiskale të gjithë ditës. Është një sistem shumë i prapambetur, që krijon mundësi për abuzim”, tha kryeministri .

“Sistemi i ri do të jetë online dhe monitorimi s’do bëhet duke shkuar nëpër dyert e dyqaneve, por duke monitoruar nga qendra dhe duke bazuar në të gjitha rendet, analizat e riskut, ky sistem nxjerr në pah se diçka nuk shkon dhe aty realizohet dhe kontrolli. Në janar të vitit që vjen do e fusim në fazën e parë, “Bussines and costum” (Blerës dhe Shitës). Ky sistem parashikon dhe dixhitalizim të Inspektimit dhe inspektorët do të jenë të dixhitalizuar me qendrën dhe do dihet çdo kohë ku janë dhe çdo pikë nafte që do të harxhojnë jashtë trajektores së punës dhe në këtë mënyrë do kemi më pak ushtarë që na tradhtojnë”, tha kryeministri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet