Qeveria fond të posaçëm për blerjen e automjeteve të reja për prefektët e qarqeve

Qeveria i ka përcaktuar një fond të posaçëm Ministrisë së Brendshme për blerjen e automjeteve të reja për prefektët e qarqeve. Kështu të 12 prefektët e qarqeve që u emëruan vitin e kaluar, do ta nisin këtë vt të ri me makina të reja. Vendimi është miratuar ditën e sotme nga qeveria dhe është bërë me propozim të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj. Fondi i përcaktuar arrin në 39 000 000 lekë (tridhjetë e nëntë milionë lekë) dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet