Qeveria mban premtimin në fund të mandatit: ulet 6 përqind Tvsh e turizmit

Nga 20 në 6 përqind është ulur TVSHja për turizmin. Vendimi i marrë dje nga Qeveria, prek rreth 4 mijë hotele në Shqipëri. Ky projektligj ishte kërkesë e vazhdueshme e sektorit të turizmit. Socialistët e kishin në programin qeverisës para ardhjes në pushtet, por miratimi u bë në fund të mandatit të parë. "Shkalla e reduktuar e Tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit është 6 përqind. Kushtet, kriteret dhe proçedurat përcaktohen në vendimin e Këshillit të ministrave", thuhet në relacionin e projektligjit. Më herët, Ministri i financave Arben Ahmetaj kishte thënë se për vitin 2016, turizmi kishte sjellë 1,5 miliardë Euro të ardhura.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet