Qeveria shqiptare në Strasburg, kërkohet pezullimi i çështjeve për pronat

Dy ministrat e kabinetit Rama, Ylli Manjani dhe Arben Ahmetaj, u takuan dje në Strasburg me presidentin e Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut për çështjen e pronave. Ata kanë kërkuar pezullimin e çështjeve, të cilat janë paraqitur për gjykim në këtë gjykatë, pasi i kanë shkaktuar Shqipërisë gjoba të majme. Kërkesa e tyre është bazuar në argumentin se skema e re që ka nisur të zbatohet, do të çojë drejt zgjidhjes së problemit 25 vjeçar të pronave në vend. Në përfundim të takimit, presidenti i Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut, ka nënvijëzuar se është e rëndësishme që të ketë harmoni ndërmjet respektimit të të drejtës së pronës dhe interesit publik të atyre që paguajnë. Aktualisht janë 413 raste të paraqituar për gjykim në Gjykatën e Strasburgut, të cilat do ta zhysnin vendin në kolaps nëse do të shqyrtoheshin. Në fund të muajit janar, Avokatura e shtetit dërgoi në gjykatëm e Strasburgut, paketën e plotë ligjore për trajtimin e pronave dhe procesin e kompensimit. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kjo gjykatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet